Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Ramos nuk po arrin marrëveshje me Real Madridin

Ramos nuk po arrin marrëveshje me Real Madridin


28 January, 2021 @13:41

Janari 2021 është gati të kalojë dhe Sergio Ramos ende nuk rinovon me Real Madridin.

Kontrata e tij me madrilenët përfundon më 30 qershor 2021, përkundër kësaj, për momentin nuk ka marrëveshje për rinovimin e saj.

Në fillim, problem kryesor midis palëve ishin vitet, me Madridin që ofroi vetëm një për shkak të politikës së tij për rinovimin e atyre mbi 30-vjeç (Ramos është 34 vjeç, do të jetë 35 në mars) dhe kapiteni kërkon dy.

Më në fund, Madridi duket se është hapur për t’i dhënë atij këto dy vjet, kështu që paga është pengesa tjetër.

Rinovimi përfshin një ulje të pagës prej 10%, të cilën klubi po u kërkon të gjithë lojtarëve si pasoj e problemeve ekonomike që rrjedhin nga koronavirusi.

E njëjta ulje prej 10% është ajo që kërkohet nga Ramos të pranojë, duke ulur pagën e tij nga 12 milionë neto në 10.8.

Nuk ka ende një marrëveshje, por ekziston optimizmi se do të arrihet nga të dy palët. Ramos gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për të përfunduar karrierën e tij në Madrid.

Edhe ekipi madrilen përkudër moshës së kapitenit kanë besim ende se do ketë paraqitje të mira nga ai.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga