NGA ITALIA

Raportet: Vedat Muriqi drejt Brugge-it
6 July, 2022 @14:59
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shumë afër kalimit në Jupiler League të Belgjikës.
Sipas raporteve të fundit nga mediat italiane, Muriqi është shumë afër kalimit te kampioni i shumëfishtë i Belgjikës, Brugge.
Sipas Repubblica‘s, vendimi pritet të mirret brenda këtyre ditëve, ndërsa Brugge ka dalë në pole-position për të marrë sulmuesin e Kosovës, pasi që ka ofruar 9 milionë euro dhe bonuse shtesë për Lazion, për të blerë kartonin e prizrenasit.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit, derisa ai është me kontratë lojtar i Lazios, ndërsa së fundi ka qenë në gjashtë muajt e sezonit 21/22 si huazim te Mallorca në Spanjë.