FERNANDO TORRES
Raporti i fundit i Atleticos për Torresin
3 March, 2017 @0:03
Pas lëndimit të rëndë të pësuar në përballjen që përfundoi orë më parë ndërmjet Deportivo La Corunas dhe Atletico Madridit, është bërë e ditur se sulmuesi Fernando Torres është mirë.
Atletico Madrid zyrtarisht ka bërë të ditur se nuk ka rrezik për lëndime traumatike, në vetëdije dhe asgjë tjetër për Torresin, derisa kontrollet tjera që do t’i bëhen sonte në spital lojtarit, janë protokolle mjekësore.