MEDIA
Rashica i gatshëm për Kroacinë
26 September, 2016 @9:05
Lëndimi i djeshëm i Milot Rashicës në ndeshjen Twente-Vitesse, ka bërë që reprezentacioni i Kosovës të jetë në një dridhje të lehtë derisa të mësohej vendimi i mjekëve të klubit të Vitesses për lëndimin e lojtarit të Kosovës.
Mirëpo, dilemat nëse Rashica do të jetë i gatshëm apo jo për ndeshjen e 6 tetorit ndaj Kroacisë, e ka larguar ndihmës trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, që ka bërë të ditur se ka biseduar me telefon me lojtarin dhe se lëndimi i tij nuk është i rrezikshëm, por vetëm një goditje e lehtë.
Me këtë, Rashica do të jetë në dispozicion të selektorit Albert Bunjaki për ndeshje ndaj Kroacisë më 6 tetor 2016.