BUNDESLIGA
Rashica i pafat, shënon dy herë e lëndohet
10 February, 2019 @16:10
Një ndeshje që po shkonte në mënyrë të përsosur për Milot Rashicën, u mbyll më herët se që pritej.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës shënoi dy herë brenda 30 minutave në ndeshjen që Werderi po e luan momentalisht ndaj Augsburgut, mirëpo për fatin e keq të tij, ai u lëndua pak minuta pas golit të dytë dhe u detyrua të zëvendësohet.
Shpresojmë që lëndimi i Milotit të mos jetë serioz, sidomos kur dihet që lojtari momentalisht po kalon një formë fenomenale.