Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SANTIAGO BERNABEU

Reali i rikthehet fitoreve

Foto: Real Madrid Official

Reali i rikthehet fitoreve


31 January, 2016 @20:36

​Me tre gola të Ronaldos, një të Benzemas, një të James Rodriguezit dhe me një autogol, Real Madridi i rikthehet fitoreve në La Liga. Madrilenët mposhtën lehtësisht në shtëpi skuadrën e Espanyolit, të cilët nuk bënë asgjë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Epërsia u krijua qysh në minutën e 7’ nga francezi Benzema e më pas skuadra e Zinedine Zidane nuk e pati problem të shënonte edhe 5 herë të tjera. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 4-0 kurse ndeshja përfundoi me rezultatin 6-0.

Kjo fitore e afron Realin me Atleticon Madridin, të cilët pësuan humbje ndaj Barcelonës në Camp Nou. 

TABELA AKTUALE LA LIGA


 
Të gjitha lajmet nga