Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERI

Rebić, Krunić, Theo - rikthehen te Milan

Rebić, Krunić, Theo - rikthehen te Milan


22 January, 2021 @1:13

Përmes një komunikate të shkurtër të lëshuar mbrëmë, AC Milan ka bërë të ditur se futbollistët e saj do t’i kthehen stërvitjes me ekipin pasi që kanë rezultuar negativ në testimet për coronavirus.

Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë dalë negativ në testim, njëjtë sikurse edhe Theo Hernandez.

“Dokumentet zyrtare mjekësore i janë dorëzuar autoriteteve shëndetësore dhe lojtarët tani do t’i kthehen stërvitjeve për të vazhduar aktivitetin e tyre profesional,” ka bërë të ditur ekipi rossoner.

Milan është duke kaluar një stinor befasisht shumë të mirë dhe është në krye të renditjes në Serie A.

Për më tepër, ata së fundi kanë përforcuar sulmin edhe me sulmuesin me përvojë nga Kroacia, Mario Mandzukic, të cilin e morrën si lojtar të lirë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A