GARDIANI SPANJOLL

REUTERS
Reina refuzon Napolin!
2 April, 2014 @11:02
Portieri spanjoll i Napolit, Pepe Reina, që është aktualisht pjesë e ekipit italian si huazim nga Liverpooli, ka refuzuar ofertën e bërë nga kreu i klubit napolitan për vazhdim kontrate të huazimit.
Sipas Calciomercatos, Liverpool dëshiron ta shesë Reinan për maksimum 5 milionë funta. Ndërsa kjo para nuk është problem për Napolin, por rroga.
Kreu i klubit napolitan, Aurelio De Laurentiis, i ka ofruar Reinas kontratë 4 vjeçare ku ai do të mund të përfitojë 2.5 milionë euro për stinor, plus bonuset.
Mirëpo, kjo ka qenë e papranueshme për gardianin spanjoll që ka kontratë 4.5 milionë euroshe për vjet, plus bonuse.
I njejti burim i faqes Calciomercato ka bërë të ditur se Reina e sheh më të arsyshem vazhdimin e huazimit për 3.5 milionë euro në stinor, sesa kalimin në Napoli për 2.5 milionë euro për stinor.