Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Reja pret rezultat pozitiv

Reja pret rezultat pozitiv


10 October, 2020 @19:27

Selektori i kombëtares shqiptare, Edy Reja, në konferencën e sontme për shtyp para ndeshjes Kazakistani - Shqipëria ka thënë se pret rezultat pozitiv.

Ai ka thënë se gjendja në grup është interesante dhe tashmë presin rezultat të mirë.

“Jemi të gjitha skuadrat me tre pikë dhe të katër skuadrat e grupit duan të marrin rezultat sa më të mirë dhe të kualifikohen, të arrijnë të parat. Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje sa më të mirë ndaj Kazakistanit. Mund të them se kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe pres një rezultat pozitiv. E njoh mirë Kazakistanin dhe është një skuadër shumë e mirë dhe e organizuar dhe për këtë arsye kërkoj maksimumin e impenjimit dhe përqendrimit te kjo ndeshje,” ka thënë Reja sot.

Ai ka treguar gjithashtu që ka studiuar mirë ekipin kazak dhe ka treguar me saktësi prej nga ata paraqesin rrezik.

“Kazakistani është një ekip shumë i organizuar dhe veçanërisht në krah ka lojtarë shumë të fortë dhe teknikë. Izlankan është pikë referimi e kësaj skuadre, lojtar që sulmon por edhe kthehet mbrapa, ndihmon skuadrën, lojtar i lëvizshëm dhe përbën një rrezik konstant. Siç e thashë, përveç kësaj është ekip i qëndrueshëm dhe konsistent në lojë, si në aspektin fizik edhe në atë teknik. Veçanërisht mesfusha dhe sulmi, janë shumë të shpejtë, luajnë shpejt përpara dhe mund të venë në rrezik vazhdimisht sidomos gjatë kundërsulmeve,” vlerësoi Reja.

TABELA AKTUALE E GRUPIT

Sa i përket ndeshjes së nesërme, ai ka thënë se me rëndësi është loja e mirë, e kur bëhet ajo, vjen edhe rezultati.

“Mua më intereson që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë dhe normalisht kur luan mirë, vjen edhe rezultati. Ne nuk duam kurrsesi të humbasim edhe nga fakti se ne vijmë nga një disfatë dhe do të ishte shumë mirë për skuadrën edhe në aspektin psikologjik. Dhe gjithashtu për të mos humbur statusin që ne kemi si favoritë të grupit. Sigurisht kur luhet, luhet për fitore dhe është e qartë se varet edhe nga skuadra që ke përballë,” ka thënë ndër të tjera selektori i Shqipërisë në prag të ndeshjes së tretë grupore.

Shqipëria ka 1 fitore dhe 1 humbje në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, ndërsa kjo është ndeshja e tretë.

Pas Kazakistanit, kuqezinjtë do të marrin rrugë për në Lituani, prej të cilëve janë mposhtur në Air Albania të Tiranës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve