KRISTAL ABAZAJ
Rekord transferi nga Superiorja - Abazaj në Anderlecht
17 April, 2018 @11:53
Tregimi i sulmuesit Kristal Abazaj me Skënderbeun është interesant. Ekipi përfitoi nga lojtari vetëm pse investoi në ‘te dhe në anën tjetër, sulmuesi pa ndeshje të zhvilluar për kampionët e Shqipërisë, morri rrugë te kampioni i shumëfishtë i Belgjikës, Anderlecht, ku u prezentua dje.
Skënderbeu bleu kartonin e Abazajt 21 vjeç dhe e huazoi menjëherë te Luftëtari, prej edhe nga e kishte blerë.
Sulmuesi i Shqipërisë U21 shënoi 9 gola për Luftëtarin në kampionat dhe tashmë, prej sot është anëtar i ri i ekipit më të madh belg, Anderlecht.
Abazaj bëhet transferi më i shtrenjtë i një lojtari shqiptar nga Superiorja drejt Europës. Shuma e tij totale e transferit mund të arrijë deri në 1.2 milionë euro, ka bërë të ditur Panorama Sport sot.
Si dëmshpërblim fillestar, Anderlecht do të paguajë 750 mijë euro në llogari të Skënderbeut, prej të cilave 187 mijë euro do të futen në llogari të Luftëtarit të Gjirokastrës si klub që u ngrit lojtari.
Sulmuesi 183 centimetra i gjatë, do të pagohet 200 mijë euro në vit nga ekipi i tij i ri. Ai së fundi u ftua edhe nga Christian Panucci në kombëtaren seniore shqiptare. Ai përgjatë 90 minutave të miqësores qëndroi në bankë në përballjen që kuqezinjtë u mposhtën nga Norvegjia.
Shifra prej 1.2 milionë eurove, që është më e madhja për një klub nga Superiorja, do të arrihet nëse Abazaj do të luajë gjysmën e ndeshjeve në Ligë të Kampionëve stinorin e radhës me ekipin e Anderlechtit, që është në rrugë të mirë për tu bërë kampion i Belgjikës, që është parakusht për tu rritur dëmshpërblimi i lojtarit.
Skënderbeu do të pranojë të hollat nga Anderlecht në tre këste, ku i pari do të hidhet në llogarin e korçarëve në qershor 2018.
Kontrata e Abazajt me Anderlechtin është 3+2 vjeçare, derisa në faqen zyrtare të Anderlechtit është shkruar se lojtari është ndër më të mirët e vendit të tij për këtë moshë.