SHQIPËRIA - JORDANIA
Shqipëria gjen edhe rivalin e radhës
16 April, 2018 @11:10
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se ka gjetur edhe kundërshtarin e radhës për datat e lira për miqësore.
“Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për tu luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan,” ka bërë të ditur FSHF-ja pak më parë.
“Përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë e cila vjen në Shqipëri për tu ndeshur me ekipin e drejtuar nga Christian Panucci. Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore. Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë zhvillimin e ndeshjes SHQIPËRI-JORDANI,” ka sqaruar FSHF.
Me këtë kuqezinjtë kanë mbushur dy nga data e lira që i kanë, pasi që në Ligën e Kombeve bëjnë pjesë në Grupin ku janë vetë të tretët.
MIQËSORET E ARANZHUARA:
10 tetor 2018 | Shqipëria - Jordania | ||
20 nëntor 2018 | Shqipëria - Uellsi |