TREPÇA89-VËLLAZNIMI
Oto John ngrit kampionin në renditje
15 April, 2018 @16:36
Trepça’89 ka shënuar fitoren e dytë me radhë në shtëpi, pas një serie të barazimeve, ndërsa viktimë e radhës për ekipin mitrovicas, që është edhe kampion aktual i Kosovës, ka qenë Vëllaznimi.
Përkundër se gjakovarët në fillim u munduan t’i bëjnë ballë mitrovicasve, ka qenë golashënuesi më i mirë i stinorit të kaluar në Superligë, Oto John, që shënoi me kokë për t’ia dhënë avantazhin 89-shit.
Më pas, në pjesë të dytë Lapidar Lladrovci vulosi fatin e takimit, duke shënuar për 2-0 dhe kështu Trepça’89 ka bërë ngritje për dy pozita në klasifikim, duke kërcyer nga pozita gjashtë në të katërtën.
Deri në fund të ndeshjes, John shënoi edhe njëherë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3-0 dhe për të kthyer atë në majen e shënuesve të kampionatit.
Në anën tjetër, Vëllaznimit i mbetet të kërkojë pikë diku tjetër në luftë për mbijetesë.