ONIX-BALLKANI
Albin Memaj për fitoren e madhe të Ballkanit
15 April, 2018 @19:11
Ballkani ka shënuar fitore si mysafir i Onixit sot në Demush Mavraj të Istogut, derisa ka pasur përkrahje prej qindra tifozëve të vetë, që kanë udhëtuar në përkrahje të ekipit, që po synon Superligën direkt.
Albin Memaj ka qenë golashënues i vetëm i ndeshjes, ndërsa Ballkani ka fituar 0-1 Onixin për të marrë vendin e dytë të klasifikimit dhe për t’iu ri-afruar kreut në një pikë, ku KEK-u lider ka 55 e Ballkani 54.
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 5 xhiro, ndërsa KEK, Ballkani e Vushtrria po bëjnë luftë të madhe për dy pozitat e para që çojnë sigurt në Superligë.
Pozita e tretë dhe e katërt mund të çojnë në Superligë përmes ndeshjeve të barazhit.
E në anën tjetër, me humbjen e sotme, Onix ka bërë një hap të madh mbrapa dhe tashmë thuajse Ferizaji e ka të sigurt barazhin.