MILIARDAT

Rekorde mahnitëse të Premier Ligës në afatin kalimtar veror
2 September, 2022 @11:51
Një dritare verore, që nuk mbyllej deri në orët e vona të natës, për t’i dhënë fund gjithçkaje mbrëmë pak para mesnate, derisa Chelsea mbyllte me sulmuesin e ri dhe mesfushorin e ri të skuadrës! Auba vinte nga Barcelona, e Zakaria prej Juventusit!
E ekipet e Premier Ligës, me 2.2 miliard euro të harxhuara që nga 1 korriku deri më 31 gusht kanë thyer rekordin e mëparshëm të afatit kalimtar - duke e bërë këtë verë, më të nxehtën sa i përket parave të harxhuara.
Nëntë nga 20 klubet elite angleze kanë kaluar 100 milionëshin si harxhim, ndërsa braziliani i Ajaxit Antony Santos që erdhi te Manchester Unitedi për 95 milionë euro u bë lojtari për kartonin e të cilit u pagua më së shtrenjti këtë verë në ishull!
REKORDET TJERA TË VEÇANTA:
— Klubet e Premier Ligës kanë harxhuar më shumë sesa ato të LaLigës, Serie A-së dhe Bundesligës bashkë!
— Chelsea ka harxhuar më së shumti në një afat kalimtar në histori të të gjitha ekipeve të Premier Ligës. (€278 mln.)
— Manchester United ka thyer rekordin e vetë të transferit veror! (€95 mln.)
— Nottingham Forest ka nënshkruar me më së shumti lojtarë gjatë kësaj vere, në histori të të gjitha klubeve britanike! (21).
— 14 nga 20 klubet e Premier Ligës kanë nënshkruar me së paku një lojtar në ditën e fundit të afatit kalimtar veror!