TOTTI
Rekordi më i bukur
9 April, 2013 @0:01
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka shënuar sonte rekordin më të bukur sipas tij në karrierë.
Legjenda e ulkonjave i është bashkuar Dino Da Costas dhe Marco Delvecchios në rekordin prej nëntë golave të shënuara ndaj Lazios.
“Gabuam në pjesën e parë. Fatkeqësisht, ne nuk u futëm në lojë menjëherë dhe ata na shtynë në vështirësi,” ka thënë Totti për Sky Italia pas ndeshjes.
“Penalltia e Hernanesit i dha kahje tjetër ndeshjes dhe prej atij momenti ne u kthjellëm. Goli? E desha shumë, është rekordi më i bukur i imi, por më shumë e doja fitoren.”
Roma ka barazuar me Lazion në derbin e zhvilluar sonte në stadiumin Olimpik të Romës, 1-1. Roma gjindet në pozitën e shtatë të Serie A-së dhe po lufton për një vend që dërgon në Europë stinorin tjetër.