EUROPA LEAGUE
Rezultatet e mbrëmjes dhe raporti i ‘shqipeve’ në akcion
29 November, 2018 @22:53
Pas ndeshjeve të luajtura gjatë ditës së sotme në Europa League, le të shohim se cilat ‘shqipe’ ishin në akcion.
Amir Rrahmani luajti si mbrojtës i majtë për 90 minuta për Dinamon e Zagrebit ndaj Fenerbahçes dhe u ndëshkua me karton të verdhë, Ardin Dallku luajti për 90 minuta në qendër të mbrojtjes për Vorsklan në humbjen 0-3 ndaj Arsenalit, Mirlind Kryeziu luajti 90 minuta si mbrojtës i majtë për Zurichun dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Benjamin Kololli ishte rezervë e papërdorur në këtë takim. Ansi Agolli nuk luajti për asnjë minutë për Qarabagun, duke qëndruar në bankën rezervë, Valon Berisha startoi dhe luajti 90 minuta për Lazion, ekip në të cilin sonte rezervë ishte portieri i ri shqiptar Marco Aliu, kurse Eros Grezda ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua për asnjë minutë për skuadrën e Rangers.
Edon Zhegrova, Thomas Strakosha, Hekuran Kryeziu, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi sonte nuk ishin pjesë as e bankës rezervë për skuadrat e tyre përkatëse.
Rezultatet e ndeshjeve të sontme:
GRUPI A:
18:55 Leverkusen 1-1 Ludogorets
18:55 Zurich 1-2 AEK
GRUPI B:
18:55 Rosenborg 0-1 Celtic
18:55 Salzburg 1-0 RB Leipzig
GRUPI C:
18:55 Bordeaux 2-0 Slavia Prague
18:55 Zenit 1-0 Copenhagen
GRUPI D:
18:55 Anderlecht 0-0 Spartak Trnava
18:55 Fenerbahçe 0-0 Dinamo Zagreb
GRUPI E:
18:55 Qarabag 1-6 Sporting Lisbon
18:55 Vorskla 0-3 Arsenal
GRUPI F:
18:55 Milan 5-2 Dudelange
18:55 Betis 1-0 Olympiacos
GRUPI G:
16:50 Spartak Moscow 1-2 Rapid Vienna
21:00 Rangers 0-0 Villarreal
GRUPI H:
21:00 Apollon Limassol 2-0 Lazio
21:00 Frankfurt 4-0 Marseille
GRUPI I:
21:00 Malmo 2-2 Genk
21:00 Sarpsborg -2-3 Besiktas
GRUPI J:
18:55 Krasnodar 2-1 Akhisarspor
21:00 Standard Liege 1-0 Sevilla
GRUPI K:
16:50 Astana 0-1 Dynamo Kiev
21:00 Jablonec 0-1 Rennes
GRUPI L:
18:55 BATE Borisov 2-0 Mol Vidi
21:00 Chelsea 4-0 PAOK