LËNDOHET PËRSËRI

Foto: bayern munchen facebook
Ribery përfundon vitin
11 December, 2015 @12:35
Bayern Munchen ka bërë të ditur sot se mesfushori Franck Ribery dhe mbrojtësi Mehdi Benatia, janë lënduar në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Ribery i cili u kthye vetëm një javë më parë nga lëndimi 10 mujor, bashkë me Benatian - nuk do të jenë në dispozicion të Josep Guardiolës deri në fund të këtij viti me siguri, ndërsa për më tepër, pritet të shihet konstatimi i përgjithshëm i mjekëve.