LEICESTER CITY SHPËRBLEHET

Claudio Ranieri, trajner dhe Jamie Vardy, sulmues i Leicester Cityt/ Foto: premierleague.com
Lojtari dhe trajneri i muajit, te lideri
11 December, 2015 @12:23
Jamie Vardy, sulmues i Leicester Cityt dhe Claudio Ranieri, trajner i ekipit në fjalë - kanë marrë çmimin e futbollistit dhe trajnerit më të mirë të muajit nëntor, ka bërë të ditur Premier League sot.
Vardy bëhet vetëm lojtari i katërt në histori që e fiton këtë çmim për dy muaj me radhë, pas Dennis Bergkampit, Cristiano Ronaldos dhe Harry Kane-it.
Derisa Ranieri e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, ku dy të parat i ka fituar në shtator të vitit 2003 dhe mars të vitit 2004.