Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THIERRY HENRY

Rikthehet në fole

Rikthehet në fole


5 December, 2012 @15:39

Thierry Henry ka arritur marrëveshje me Arsenalin që të luaj si huazim. Sipas Goal.com, Henry do t’i bashkohet skuadrës londineze nga 1 janari.

Të njëjtën gjë françezi e kishte bërë edhe stinorin e kaluar duke u huazuar në Arsenal, ndërsa kjo do të jetë epoka e tretë e tij tek topçinjtë.

Arsene Wenger kishte deklaruar më parë se ka nevojë për sulmues, pasi që Chamakh dhe Gervinho gjatë muajit janar do të jenë në Afrikë për Kupën e Afrikës.

Megjithëse është arritur marrëveshja me Henryn, ende nuk dihet se për sa kohë do të jetë ai në dispozicion të Wengerit, i cili ka kërkuar që françezi të jetë në Arsenal sa më gjatë që të jetë e mundur.

Henry është golashënuesi më i mirë në histori të Arsenalit me 228 gola dhe kjo ka mjaftuar që ai të vlerësohet si njëri ndër legjendat e këtij klubi.


 
Të gjitha lajmet nga