LUIS ENRIQUE
Rikthehet pas tragjedisë
19 November, 2019 @15:56
Pesë muaj pasi që dha dorëheqje nga posti i selektorit, Luis Enrique, është rikthyer në krye të reprezentacionit të Spanjës.
Ai kishte dhënë dorëheqje për shkak se vajza e tij Xana kishte probleme me kancerin, ndërsa ajo kishte ndërruar jetë në gusht 2019.
Kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales ka konfirmuar sot se Luis Enrique i rikthehet detyrës, e Spanja në ndërkohë e drejtuar nga shoku i Enriques, Robert Moreno.
REZULTATET dhe TABELAT DREJT EURO2020
Moreno drejtoi edhe mbrëmë Spanjën në fitoren e furisë së kuqe prej 5-0 ndaj Rumanisë, derisa kreu grupin kualifikues pa humbje, si lidere me 26 pikë nga 10 ndeshje, me goldallim fantastik 31-5.
Moreno, që ka punuar me Enriquen edhe te Roma, Celta e Barcelona, pasi që kishte marrë detyrën nga ai, ka thënë se do t’ia linte me gjithë dëshirë shokut të tij postin, nëse ai do të dëshironte kthimin aty.