BOXING DAY

Rikthehet Premier Liga, 7 ndeshje sot
26 December, 2022 @1:09
Liga më e fuqishme e futbollit në botë, Premier League, rikthehet sot, ndërsa në program janë shtatë ndeshje që do të luhen të hënën më 26 dhjetor.
Programi i Boxing Day në Premier League nis me duelin në mes të Brentford dhe Tottenham (13:30), ndërsa më pas (16:00) vazhdon me Palace - Fulham, Everton - Wolves, Leicester - Newcastle e Southampton - Brighton.
Pas këtyre në mbrëmje luajnë ekipet e mëdha, Villa pret Liverpoolin (18:30) ndërsa Arsenal - West Hamin (21:00) në derbin e Londrës.
Të martën në program janë Chelsea - Bournemouth (18:30) dhe Manchester United - Forest (21:00), ndërsa të mërkurën luhet dueli në mes të Leeds - Manchester City (21:00).
Pas kësaj xhiroje, të premten nis xhiroja e radhës…
Përndryshe, ditë më parë u luajt super-dueli i Kupës së Ligës angleze (Carabao Cup), ku Manchester City mposhti Liverpoolin në një takim plot akcion.