Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA

Rivali i Shqipërisë, publikon ftesat për ndeshjen vendimtare

Rivali i Shqipërisë, publikon ftesat për ndeshjen vendimtare


15 September, 2022 @11:52

Përfaqësuesja e Izraelit, lidere e Grupit 2 në Ligën B të Kombeve që ka kundërshtar Shqipërinë në grup, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar para ndeshjes së fundit të tyre.

Të drejtuar nga selektori Alon Hazan, izraelitët që kanë mposhtur Shqipërinë në Air Albania më 10 qershor të këtij viti, kërkojnë që me fitore të sigurojnë kalimin në Ligën A të Kombeve.

TABELA AKTUALE dhe TË GJITHA NDESHJET e REZULTATET

Shqipëria në anën tjetër ka gjithcka në dorë të saj, me dy ndeshjet e mbetura asaj i duhen dy fitore për të siguruar Ligën A - që garanton futboll me ekipet më të mira të kontinentit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Dueli Izraeli - Shqipëria luhet më 24 shtator në Bloomfield Stadium të Tel-Avivit, ndërsa kuqezinjtë pas kësaj ndeshjeje presin Islandën në shtëpi, për finalen e grupit, nëse arrijnë ta mposhtin Izraelin.

Vendi i parë në grup gjithashtu garanton vend në PlayOff për evropianin e radhës, EURO 2024! Prandaj ndeshja do të jetë shumë-shumë e fortë, për të dyja palët.

LISTA E IZRAELIT kundër Shqipërisë:

Portierët: Ofir Marciano, Omri Glazer, Toav Gerafi.

Mbrojtësit: Eli Dasa, Miguel Vitor, Raz Shlomo, Shon Goldberg, Nir Bitton, Doron Lindner, Denny Gruper, Iyad Abu Abid.

Mesfushorët dhe sulmuesit: Eden Kartzev, Neta Lavi, Ramzi Safouri, Bibras Natcho, Dan Glazer, Omer Atzily, Gabi Kanichowsky, Dolev Haziza, Liel Abada, Shon Weissman, Omri Altman, Itamar Shviro, Tai Baribo.

Israel


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve