Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILI SHQIP

Rokada e Hitzfeld sjell fitoren

Rokada e Hitzfeld sjell fitoren


15 June, 2014 @19:29

Sulmuesi me origjinë boshnjake, Haris Seferovic, i ka sjellë fitoren e madhe Zvicrës në Botëror, duke shënuar gol në minutën e fundit të ndeshjes. 

Zvicra ia nisi ndeshjes me tre shqiptarë në fushë. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka. Shaqiri u tregua si bartës i lojës, pas kapitenit Gokhan Inler, derisa disa herë tentoi të majtën e tij, por pa sukses. E Ekuadori kishte ardhur në epërsi në gjysmën e pjesës së parë. Ishte Emmer Valencia që goditi me kokë nga afërsia për të shënuar për epërsinë e latinoamerikanëve. 

Hyrja e Admir Mehmedit në lojë në fillim të pjesës së dytë ka rezultuar menjëherë me gol për Zvicrën, që barazoi në 1-1. E sulmet tjera të tyre, përkundër se të shumta - nuk u konkretizuan as nga Shaqiri, e as nga Josip Drmic, që tentoi më parë. 

Ekuadori ka qenë i mbyllur në pjesën më të madhe të lojës, mirëpo në kundërsulme ka qenë i frikshëm - ku Diego Benaglio i Zvicrës dhe qendërmbrojtësi Stefan Von Bergen kanë shpëtuar ekipin nga pësimi në disa raste. Derisa krejt në fund, Behrami shpëtoi gol të sigurtë për ta nisur një akcion, prej nga Seferovic solli fitoren e madhe për helvetët.



FAKT:

ADMIR MEHMEDI bëhet futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në ndonjë Kampionat Botëror të futbollit;

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014