BELGJIKA
Januzaj, gati për ndeshjen e parë
15 June, 2014 @15:58
Përfaqësuesja belge, që ndeshjen e parë të këtij Botërori do ta zhvillojë në Belo Horizonte është nisur sot për në qytetin në fjalë.
Belgët të cilët gjenden në Grupin H dhe ku luan edhe djaloshi me origjinë kosovare, Adnan Januzaj, në ndeshjen e parë takohen me Algjerinë.
Belgët konsiderohen si mundësi befasie në Brazili 2014, për shkak të gjeneratës tejet të talentuar që posedojnë.
Në fotografi shihet treshja Adnan Januzaj, Axel Witsel dhe Eden Hazard.