RECIFE
Rikthimi i Bregut të Fildishtë
15 June, 2014 @12:07
Afrikanët kanë arritur të rikthehen në pjesë të dytë të ndeshjes të luajtur mbrëmë vonë me orën tonë, për të shënuar fitore 2-1 ndaj Japonisë dhe për tu barazuar me pikë me Kolumbinë në krye të grupit.
Bregu i Fildishtë ishte në disavantazh gjatë pjesës së parë kur mesfushori i Milanit, Keisuke Honda, kishte shënuar për epërsinë fillestare të Samurajëve.
Mirëpo, në pjesë të dytë Elefantët u zgjuan dhe i dhanë goditje fatale Samurajëve, brenda dy minutave.
Së pari sulmuesi i Sëansea Cityt, ëilfried Bony e pastaj edhe ai i Romës, Yao Gervinho shënuan nga një gol për t’ia dhënë fitoren e madhe përfaqësueses së drejtuar nga ish Interisti, Sabri Lamouchi.
Serge Aurier ka qenë njeriu i ndeshjes, pasi që ka asistuar te të dy golat e ekipit afrikan.