Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACIA

Lëndim serioz, Modric në dyshim ndaj Kamerunit

Lëndim serioz, Modric në dyshim ndaj Kamerunit


14 June, 2014 @20:44

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric, pësoi një goditje në shputën e tij gjatë ndeshjes me Brazilin, të cilën Kroacia e humbi 3-1. 

Mirëpo, përkundër reagimit të shpejtë duket se ai ka probleme serioze dhe mjekët kanë vënë në pikëpyetje paraqitjen e tij në ndeshjen e dytë të Botërorit ndaj Kamerunit. 

“Për Lukën tash është me rëndësi pushimi. Ai po e merr terapinë e duhur dhe duhet t’i ndalen ngadalë dhimbjet e mëdha që i ka në shputë. Pas dy ditëve me diagnozën e radhës do të jemi edhe më të mençur dhe do të dalim me deklaratë të saktë,” ka thënë mjeku kroat i përfaqësueses, Boris Nemec, njofton Jutarnji List sot, duke shtuar se beson në shërimin e plotë të tij, por nuk është i sigurtë për paraqitje ndaj Kamerunit pa u bë edhe një diagnozë. 

Kroacia pas disfatës ndaj Brazilit, do të kërkojë fitore ndaj Kamerunit, për të mbajtur gjallë shpresas për të tetën e finales. Edhe Kameruni në anën tjetër, ka pësuar në ndeshjen e parë të grupit, nga Meksikoja. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014