MANAUS
Ngjyrosin fushën!
14 June, 2014 @19:42
Ndeshja që pritet me padurim nga adhuruesit e futbollit, Anglia-Italia, zhvillohet në zemrën e Amazonisë - në Manaus.
Klima e rëndë do të ndikojë te futbollistët e të dyja palëve, por në anën tjetër edhe bari i tharë dhe terreni me dukje jo të bukur ka bërë të vetën - duke u kritikuar shumë.
Por brazilianët kanë gjetur një zgjidhjet së paku për shikuesit në stadium dhe ata pranë televizioneve.
Kanë ngjyrosur fushën e lojës me ngjyrë të gjelbër ashtu që të mos vërehet tharja e barit në shumë vende të fushës!
E si do ta kenë lojtarët - mbetet të shihet në mesnatë, në Amazonë!