Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Kili - Australia

Kili e nis mbarë

Getty

Kili e nis mbarë


14 June, 2014 @1:49

Përfaqësuesja e Kilit e ka filluar Kampionatin Botëror siç është më së miri. Ekipi nga Amerika Jugore arrit ta mposht Australinë me rezultat 3-1, duke e regjistruar fitoren e parë në këtë Botëror.

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, ishte realizatori i parë i ndeshjes pasi shënoi në minutën e 12’ për epërsinë 1-0 të kilianëve, derisa dy minuta më pas rezultati u dyfishua me anë të Jorge Valdivias.

Australia e ngushtoi epërsinë në 2-1 me anë të sulmuesit veteran, Tim Cahill, për të shpresuar së paku një pikë nga kjo ndeshje, mirëpo shpresat u shuan përfundimisht në minutën e dytë të lojës shtesë kur mesfushori i Kilit, Jean Beausejor, realizoi për 3-1.

Kjo fitore e rendit Kilin në pozitën e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Holanda e cila e demoloi sonte Spanjën duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1.

Tabelat aktuale të grupeve.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014