Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOMBRERO

3 pikë të arta, Meksikos

3 pikë të arta, Meksikos


13 June, 2014 @19:07

Meksiko ka arritur t’i merr tre pikët e para, që në ndeshjen e parë të Botërorit, duke e mposhtur Kamerunin 1-0. 

Golin e vetëm të ndeshjes, që nuk kishte diçka të veçantë për tu përmendur sa i përket lojës, e shënoi sulmuesi Oribe Peralta në minutën e 60-të takimit. 

Rrebeshi i shiut dhe anulimet e golave meksikan për shkak të pozitës jashtë loje nga referi kolumbian - janë ato që do të mbeten në kujtim. 

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me barazim pa gola, përkundër se rrjetat u tundën disa herë.

Gjyqtarët kolumbian anuluan tre gola në ndeshje, derisa Giovani Dos Santos kishte shënuar dy herë për Sombrerot. 



GRUPI A, Tabela aktuale:

1 Brazili 3p 1 ndeshje +2 gola
2 Meksiko 3p 1 ndeshje +1 gol
3 Kameruni 0p 1 ndeshje -1 gol
4 Kroacia 0p 1 ndeshje -2 gola

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014