BEFASIA KOSTARIKASE
Super befasia, Kosta Rika!
14 June, 2014 @22:39
Dita e tretë e Botërorit ka sjellë befasinë më të madhe në Brazili 2014. Ekipi autsajder i Grupit D, Kosta Rika, ka arritur që të befasojë njërin ndër ekipet me super yje botërore, Uruguajin, duke e mposhtur.
Përkundër se uruguajanët kanë arritur të shënojnë të parët, pas penalltisë së ekzekutuar nga Edinson Cavani në pjesë të parë, në pjesën e dytë në skenë ishte një ekip tjetër.
Kosta Rika së pari barazoi nëpërmjet Joel Campell, derisa shumë shpejtë erdhi edhe epërsia 1-2, nëpërmjet Oscar Duarte.
E kur pritej rikthimit i ekipit që arriti gjysmëfinalen e Botërorit të kaluar, Kosta Rika shënoi edhe njëherë për të rrënuar shpresat e Uruguajit, që në dy ndeshjet e fundit ka punë me Anglinë dhe Italinë, në grupin e vdekjes.