Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAVORITI NR. 2

Argjentina nis Botërorin në Maracana

REUTERS

Argjentina nis Botërorin në Maracana


15 June, 2014 @12:33

Argjentina ia nis detyrës në Botëror, me sulmin e ëndrrave. Ndeshja e parë luhet ndaj debutuesve të paparishikueshëm, Bosnjës e Hercegovinës. 

Mesnata do ta sjellë ndeshjen e parë në Maracanan e famshme, derisa Leo Messi, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain e Ezequiel Lavezzi - janë arsenal i ëndrrave për një kombëtare. 

Treshja e referëve nga Hondurasi do të ndajnë drejtësinë në Maracanan me 74 mijë e 448 ulëse. 

Argjentina e din se problemin e ka te mbrojtja. 

“Kësaj radhe rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë mbrojtjes dhe nuk do të lëmë hapësira boshe. E ne posa ta pranojmë topin nga mbrojtja do t’u fusim sulmuesit në zjarr. Messi, Aguero, Di Maria e Higuain dinë çka të bëjnë para 16-shes kundërshtare,” ka thënë mes tjerash Fernando Gago, mesfushori defanziv i Gauchosëve që pretendojnë titullin e Botës në Brazil. 

Në anën tjetër, Bosnja e Hercegovina debuton në një Kampionat Botëoror. Përkundër se emri i Bosnjës asnjëherë nuk ka kaluar nëpër Botërore dhe është i huaj, futbollistët e saj janë me mjaft përvojë. Duke ditur se në ekip janë futbollistë të nivelit të lartë si Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic, boshnjakët mund të jenë rrezik për çdokë. 

Bosnja dhe Argjentina janë takuar në nëntor të vitit të kaluar në një miqësore, ku Argjentina kishte fituar me golat e Sergio Agueros, 2-0. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014