Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CROTONE - ROMA

Roma fiton lehtësisht, ruan vendin e dytë

Roma fiton lehtësisht, ruan vendin e dytë


12 February, 2017 @14:22

Pas fitores së thellë ndaj Fiorentinës pak ditë më parë, Roma nuk gabuar as sot në transfertën ndaj Crotones.

Kryeqytetasit shënuan nga një herë në secilën pjesë për të shënuar një fitore të lehtë, ndërsa golat e fitores erdhën nga Nainggolan dhe Dzeko. Ky i fundit e shpërdoroi një penallti në pjesën më parë, por megjithatë me golin e shënuar sot vazhdon të prijë në listën e golashënuesve në Serie A.

Kjo fitore e mban Romën në vendin e dytë, 4 pikë larg Juventusit që ndeshjen e xhiros nuk e ka luajtur ende.

TABELA AKTUALE SERIE A


 
Të gjitha lajmet nga