OLIMPICO

asromaofficial/facebook
Roma fiton, Strootman kthehet
9 November, 2014 @23:03
Roma vazhdon të ndjek Juventusin në krye të klasifikimit të Serie A-së. Ekipi i Rudi Garcias ka mposhtur sonte Torinon 3-0 në Olimpico.
Romakët gjithashtu kanë festuar kthimin e Kevin Strootmanit në ekip, i cili qëndroi në bankën rezervë, pas tetë muajve vuajte të lëndimit.
Garcia, pasi që siguroi fitoren ndaj mysafirëve, i dha rastin Strootmanit të shijoj fushën e gjelbër në 6 minutat e fundit të takimit.
E Roma në fakt siguroi fitoren që në pjesë të parë, kur mbrojtësi grek Vasilis Torosidi shënoi për 1-0 e pas 20 minutave shënoi edhe ish lojtari i Barcelonës, Seydou Keita për 2-0. Adem Ljajic përcaktoi rezultatin në pjesë të dytë.
Fitorja për Romën ndaj Torinos vjen si motivim pas humbjes në xhiron e kaluar nga Napoli, por edhe nga Bayerni në Ligë të Kampionëve.
Giallorossët vazhdojnë të jenë tre pikë prapa Juventusit lider.