OLIMPICO
Roma mban lidershipin
21 September, 2014 @17:06
Roma e Rudi Garcias po vazhdon me formë të mirë në Serie A. Kryeqytetasit nuk kanë lejuar befasi sot ndaj Cagliarit në Olimpico, duke shënuar shpejtë për të prerë shpresat e mysafirëve.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, në formë, Yao Gervinho, ka asistuar në golin e dytë të Romës, të shënuar nga Alessandro Florenzi, që pat asistuar në golin e parë për Mattia Destron në fitoren prej 2-0 - të arritur për 13 minutat e para të takimit.
Më pas, ndeshja kaloi në shenjë të romakëve që kontrollin qetë ndeshjen, derisa mysafirët përkundër mundimit, nuk arritën assesi të gjejnë rrugën për gol, duke regjistruar disfatën e dytë të stinorit.
Roma, ka tre fitore nga tre ndeshjet e para të stinorit të ri dhe për shkak të golaverazhit më të mirë se Juventusi, mban lidershipin në klasifikim.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.