GRUPI A

REUTERS
Rooney shkëlqen në fitore
17 September, 2013 @23:29
Trajneri i ri i Manchester United, David Moyes, debutoi me fitore në Ligë të Kampionëve, ku Wayne Rooney shkëlqeu me dy golat e tij.
Në fitoren prej 4-2 ndaj ‘aspirinëve’ Rooney ka thyer rekordin britanik të golave në Ligë të Kampionëve, duke arritur shifrën prej 28 golave të shënuar.
Udhëheqja e Manchesterit në pjesën e parë, u barazua nga Simon Rolfes i Leverkusenit në pjesë të dytë, por shumë shpejtë Robin Van Persië vuri gjithçka në vend të vetin për fitoren e parë të stinorit në Ligë të Kampionëve për djajt e kuq.
Marouane Fellaini ka debutuar gjithashtu në Ligë të Kampionëve sonte, ku Moyes e futi në ndeshje që nga minuta e parë e takimit. Gjithashtu, i humburi Shinji Kagaëa luajti nga fillimi për Manchesterin.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Shakhtar Donetsk arriti fitore impresionuese ndaj Real Sociedadit si mysafir me rezultat komfort, 0-2. Të dyja golat për ukrainasit i shënoi Alex Teixeira.
LIGA E KAMPIONËVE, Grupi A:
1 | Manchester United | 3p | ||
2 | Shakhtar Donetsk | 3p | ||
3 | Bayer Leverkusen | 0p | ||
4 | Real Sociedad | 0p |