Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI I KOSOVËS VAZHDON ME GOLA

Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me Rapidin

Foto: Rapidfb

Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me Rapidin


4 February, 2024 @13:43

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka vazhduar të tregojë aftësitë e tij dhe të shkëlqejë me ekipin rumun, Rapid nga Bukureshti. Sulmuesi në fjalë ka shënuar golin e parë të ndeshjes për Rapidin në ndeshje ndaj Otelulit në fitoren 2-1. Rrahmani ka shënuar më minutën e pestë të ndeshjes, ndërsa ka treguar edhe lojë të mirë në fitore. Ai ka shënuar golin e nëntë në kampionatin rumun.

Për Rapidin në fitore luajtën edhe Ermal Krasniqi si startues. Mesfushori i krahut pati një rast të mirë për të shënuar në fillim të pjesës së dytë, ndërsa luajti për 79. minuta në këtë ndeshje. Në fund, Rrahmanin e zëvendësoi Florent Hasani, që hyri në ndeshje në minutën 90+1.

Pas kësaj fitoreje Rapidi ka 42 pikë nga 24 ndeshje dhe është i treti në renditje. Cluj i dyti ka po aq pikë, ndërsa liderja FCSB (ish-Steaua) ka 50 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga International