GRUPI A: ARABIA SAUDITE - EGJIPTI

Salah s’mjafton, Arabia e mbyll me fitore
25 June, 2018 @17:59
Në ndeshjen pothuajse të parëndësishme të Grupit A, Arabia Saudite e ka mposhtur në çastet e fundit Egjiptin, për ta mbyllur këtë Botëror me 3 pikë të arritura.
Salah shënoi për afrikanët, ndërsa barazimi i Arabisë erdhi në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë, pak minuta pasi kjo përfaqësuese veçse e kishte shpërdoruar një penallti.
Në fund, kur u mendua se ndeshja do të mbyllej baraz, Arabia shënoi për 2-1 dhe arriti ta fitojë këtë përballje.
ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018
Siç dihet, nga Grupi A, ku bëjnë pjesë këto dy përfaqësuese, në fazën tjetër kalojnë Uruguaji dhe Rusia.