ZYRTARIZOHET MIQESORJA
San Marino zyrtarizon miqësoren me Kosovën
23 April, 2021 @11:26
Kombëtarja e San Marinos në futboll, përkatësisht Federata e Futbollit të këtij vendi, ka zyrtarizuar miqësoren me Kosovën për datën 1 qershor 2021.
Nga Federata jonë zyrtarizim ende nuk ka, përkundër se mediat kanë botuar njoftimin për miqësoren.
Kjo do të jetë ndeshja e parë mes Kosovës dhe San Marinos në historinë e këtyre Federatave, ndërsa në prezantimin për Kosovën faqja zyrtare e Federatës së mysafirëve të 1 qershorit ka bërë të ditur se ndeshja do të transmetohet falas nga televizioni kombëtar i tyre, SanMarino RTV.
“Ndeshja do të luhet në Prishtinë në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa ky do të jetë takimi i parë me kombëtaren e Kosovës, që është një ekip në ngritje në futbollin evropian,” ka shkruar ndër të tjera në njoftim Federata e San Marinos.
Për Kosovën kjo do të jetë miqësorja e dytë e vitit 2021, pas asaj në mars të zhvilluar ndaj Lituanisë, ku të përzgjedhurit e Bernard Challandesit fituan.