LA LIGA
Mungon edhe kundër Sociedadit
21 April, 2021 @14:12
Santi Mina, lojtari i Celta Vigo, u lëndua të hënën në ndeshjen kundër Sevilla, ai do të jetë jashtë 8 deri 10 ditë.
Ai pësoi një problem muskular në shputën e këmbës së djathtë, me periudhën e përcaktuar të rikuperimit, ai mungoi në barazimin (0:0) kundër Cadiz dhe pritet të mungoj kundër Real Sociedad.
Objektivi i tij është që të arrijë në ndeshjen kundër Osasuna të dielën e 25 prillit në Balaídos.
Mungesa e tij është e rëndësishme, pasi ai është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit me tetë gola.
Ndeshja në mes Real Sociedad dhe Celta Vigo zhvillohet me 22 prill, pra 21:00.