Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI NË HESHTJE

SC Gjilani zyrtarizon, derbi i Anamoravës - pa tifozë!

SC Gjilani zyrtarizon, derbi i Anamoravës - pa tifozë!


11 May, 2023 @20:36

Ashtu siç edhe u përfol, derbi gjilanas do të luhet pa tifozë edhe këtë herë. Njoftimin posa e ka publikuar SC Gjilani, ndërsa ka bërë të ditur se ndeshja e së dielës, 14 maj që nis prej orës 15:00, në stadiumin me bar sintetik në Gjilan do të luhet pa tifozë.

Si arsye, janë përmendur kushtet jo të favorshme dhe mungesa e tribunave.

“Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues,” - ka bërë të ditur ekipi i kuq nga Gjilani, që është vendas në këtë ndeshje.

Derisa Drita po lufton për titull kampioni dhe deri në fund të stinorit kanë mbetur tre xhiro për tu zhvilluar, Gjilani i treti do të mundohet t’i pengojë rivalit të përbetuar në luftë për titull, ndërsa vendin e tretë e ka thuajse të sigurt dhe gjithashtu është finalist i Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga