RAMON SANCHEZ PIZJUAN

Sevilla, e pamëshirshme ndaj Portos
10 April, 2014 @22:45
Sevilla ia ka kthyer shumëfish borxhin Portos për ndeshjen e zhvilluar një javë më parë në Portugali. Në përballjen e cilësuar si më interesante të çerekfinaleve të Europa League, spanjollët kanë qenë të pamëshirshëm karshi fqinjëve të tyre portugez.
Sevilla ka nisur shpejtë ndeshjen dhe furishëm duke shënuar tre herë brenda 30 minutave të para të lojës - që ka përmbysur tërësisht epërsinë prej 1-0 që e kishte Porto nga ndeshja e parë.
Në pjesën e dytë më nuk kishte dilema për gjysmëfinalistin e përballjes, derisa Andaluzianët arritën të shënojnë edhe njëherë me ish sulmuesin e Paris St Germainit, Kevin Gameiro, për përfundimtaren 4-1.