Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

4 GOLA NGA XHEVDET SHABANI

Shabani, ndriçon Dritën

Festa e Dritës, nga një ndeshje e mëparme/ Foto: KF Drita/ Facebook

Shabani, ndriçon Dritën


28 November, 2015 @15:07

Drita ka përfunduar stinorin vjeshtor me fitore. Ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë, në një ndeshje ku ish lojtari i Ferronikelit, Xhevdet Shabani, ka shënuar katërgolësh për fitoren e thellë 5-1. 

Në fakt Vushtrria kishte barazuar në fillim të ndeshjes përmes Aliou Traores pas një gabimi të portierit Artan Latifi në 1-1, por kjo ishte e tëra nga mysafirët sot. 

Më pas ndeshja kaloi në shenjë të Dritës dhe posaçërisht Shabanit, që ishte thjesht i pandalshëm sot për mbrojtjen e vushtrriasve të drejtuar nga Bekim Shotani. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Fitorja e nxjerr Dritën nga zona e rrezikshme përkohësisht, derisa Vushtrria definitivisht do të dimërojë në zonë të rrezikshme të Superligës. 


 
Të gjitha lajmet nga