VIDEO
Shaqiri asiston në fitoren e Liverpoolit
31 January, 2021 @20:40
Xherdan Shaqiri ka kontribuar me asistim në fitoren e sotme të Liverpoolit, i cili e mposhti West Hamin me rezultat 1-3.
Shaqa asistoi në golin e dytë te të kuqtë, që u shënua nga Mohamed Salah në minutën 68’. Ky i fundit ishte edhe realizatori i golit të parë (57’), derisa treshen e golave e kompletoi Wijnaldum 84’.
Për West Hamin goli i nderit u shënua në minutën 87’ nga Craig Dawson.