SUNDERLAND - STOKE CITY
Shaqiri mposht Januzajn
14 January, 2017 @18:09
Dueli ndërmjet dy futbollistëve shqiptar në Premier League, skuadrës Sunderland të Adnan Januzajt dhe Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, përfundoi me fitoren e këtij të fundit me rezultat 1-3.
Ekipi i Shaqirit i dha fund dilemës së fituesit herët duke shënuar 3 gola të shpejta në 35 minutat e para.
Marko Arnautovic shënoi dy herë, derisa Peter Crouch e trefishoi epërsinë. Goli i nderit për Sunderlandin u shënua nga Jermaine Defoe në minutën 40’.
Januzaj dhe Shaqiri ishin startues për skuadrat e tyre në këtë ndeshje. Shaqa u zëvendësua në minutën 89’, derisa Januzaj mbeti në fushë gjatë gjithë kohës dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e kohës shtesë.