Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 1-1 LLAPI

Shend Kelmendi shpëton Gjilanin!

Shend Kelmendi shpëton Gjilanin!


13 March, 2022 @17:00

Njeriu që pat shënuar në përballjen derbi ndaj Dritës, ka dalë të jetë shpëtimtar sot.

Shend Kelmendi ka dalë në skenë në minutën e parë të kohës shtesë të ndeshjes, për të shpëtuar Gjilanin nga humbja, derisa barazoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes Gjilani 1-1 Llapi [Shend Kelmendi 90+1 - Francisco Rivera 35].

Llapi pas ndeshjes u ankua në referin kryesor të duelit, ndërsa Gjilani shkroi se ekipi nuk interpretoi mjaftueshëm lojën për të marrë pikë të plota!

TABELA AKTUALE

Gjilani e nisi me gol. I cili u anualua nga VAR, pasi që Albert Dabiqaj që tundi rrjetën, ishte në pozitë jashtë loje (25’).

Reagimi nga kundërshtari erdhi pas 10 minutash. Ka qenë Francisco Rivera që shënoi, derisa Valmir Veliu, sot shumë i mirë, asistoi në golin e tij (35’).

Me rezultat 0-1 u mbyll 45 minutëshi i parë në Gjilan. Në pjesë të dytë Arbnor Ramadani tentoi për Llapin, s’arriti. Në anën tjetër Gjilani reagoi me Blerim Krasniqin (66’).

Llapi mbeti me 10 lojtarë, kur golashënuesi Rivera mori të kueq (79’). Gjilani u sul edhe më shumë drejt portës së tyre. Armend Halili qëlloi shtyllën (83’).

Tërësisht i orientuar për të mbrojtur epërsinë, Llapi u mbyll duke pritur sekondat e fundit të ndeshjes. E atëherë doli në skenë Kelmendi, që pas golit të shënuar në derbi ndaj Dritës, ka shënuar edhe njëherë radhazi, kësaj radhe për të shpëtuar ekipin nga humbja (90’+1).

Barazimi largon Gjilanin nga lideri Ballkani. Tash dallimi është 3 pikë! Llapi në anën tjetër i është afruar mjaft Dritës në vend të tretë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga