AGUERO
Shihemi në 2015!
8 December, 2014 @15:09
I lënduar në ndeshjen e fundjavës, që ekipi i tij e fitoi, Sergio Aguero beson se nuk do të arrijë të shërohet deri në fund të këtij viti.
Sipas raporteve të mediave britanike, sulmuesi më në formë në Premier League tani për tani, do t’i mungojë ekipit të tij në ndeshjet e dhjetorit dhe për ‘te do të mund të llogaritet prej janarit e tutje.
Nesër ose pasnesër pritet që të bëhet i ditur saktë lloji i lëndimit dhe kohëzgjatja e shërimit për argjentinasin e Manchester Cityt, që ka në pikëpyetje edhe fazën pranverore të Ligës së Kampionëve.