TRANSFER

kfshkendija.com
Shkëndija prezenton talentin maqedon
6 July, 2015 @16:10
Skuadrës së Shkëndijës i është bashkuar edhe një futbollist i ri. Fanellën e ekipit tetovar këtë edicion do ta bartë edhe talenti maqedon, Marjan Radeski.
Radeski ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Shkëndijën, derisa është prezentuar sot si përforcimi i pestë pas Hasanit, Ibraimit, Taipit dhe Cuculit.
Futbollisti 20 vjeçar, i cili së fundi ka luajtur për skuadrën shkupjane, Metalurg, është shapllur dy herë futbollisti më i mirë i ri i vitit në Maqedoni.
“Para se gjithash falënderime për besimin që tregoi ky klub. Është nder dhe kënaqësi të luash për një klub të madh si që është Shkëndija. Do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin që më dhanë dhe mendoj se me këtë klub do të arrijmë qëllime të mëdha në Maqedoni dhe në planin Europian,” tha Radeski, me rastin e nënshkrimit të kontratës.
Mesfushori ofansiv përveç paraqitjeve me përfaqësueset e grupmoshave të reja të Maqedonisë, ka edhe tre paraqitje me ekipin e parë përfaqësues.
Video