MANCINI
Shkojmë drejt titullit
3 July, 2015 @20:56
Strategu italian, Roberto Mancini, ka qenë në humor të mirë sot në konferencën e parë për shtyp të Interit para fillimit të stinorit të ri 2015/16.
Bëri shaka lidhur me përfoljet për ardhjen e Mohamed Salahut dha sinjale se do të ndërrojë kapitenin e ekipit, ka premtuar ende blerje e në fund - me plotë seriozitet ka thënë: “Duhet t’a synojnë Scudetton”.
“Ne jemi Inter dhe duhet të synojmë titullin. Jemi këtu për të mbyllur hapësirën ndaj Juventusit. Kjo bëhet në koka. Nëse bindim veten që mund ta arrijmë këtë, do ta arrijmë. Mentaliteti duhet të jetë fitues. Duhet gjithmonë të kërkojmë fitoren - ky do të jetë Interi i këtij stinori,” ka thënë Mancini, shkruan faqja zyrtare e Interit sot.
“A e kam thirrë Salahun? Telefonit tim i është harxhuar mbushja… Shakanë në një anë... Unë bëj shumë telefonata, sepse çdo lojtar para se të ndërrojë ekip duhet të bisedojë me trajnerin e tij të ardhshëm, për të kuptuar çka do të luaj dhe ku do të luaj. Përndryshe, jam i kënaqur me transferet e deritashme dhe ato nuk kanë përfunduar me kaq,” ka shtuar ndër të tjera Mancini sot.
Inter ka transferuar deri më tani Geoffrey Kondogbian, Martin Montoyan, e Mirandan, ndër emrat më të njohur.