MEDIA
Shkon Vidal, vjen Shaqiri
8 October, 2014 @23:06
Juventus dënoi njërin ndër lojtarët më të mirë të tij, Arturo Vidal, me 100 mijë euro! Kiliani Arturo Vidal nuk ishte në përbërje të parë të Bianconerëve në derbi ndaj Romës!
Krejt kjo, pasi që javën e shkuar mesfushori Vidal u përjashtua nga një klub i natës në gjashtë të mëngjesit pasi që u përlesh me sigurimin e lokalit për shkak të një femre të panjohur. Për më tepër, ai ka qenë i dehur.
Tashmë, Tuttosport, gazetë kjo e afërt me kampionin e Italisë ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë të gatshëm që në janar ta shesin Vidalin për rreth 40 milionë euro - pasi që po e kërkon Manchester United.
E si zëvendësim për të, ata do të marrin shqiptarin e Bayernit, Xherdan Shaqirin. Shaqiri ka qenë shënjestër e Juventusit edhe më parë, por pasi që nuk u shit Vidal, ata nuk e panë të drejtë blerjen e gjilanasit.