Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATS

Shkurt 2018 - janar 2020, prin Aubameyang

Shkurt 2018 - janar 2020, prin Aubameyang


22 January, 2020 @10:54

Lojtari që për shkak të kartonit të kuq i mungoi mbrëmë Arsenalit në ndeshjen ndaj Chelseat, ka rekordin më të mirë nga të gjithë sulmuesit e Premier Leagues nëse marrim parasysh golat e shënuara që nga debutimi i tij në Premier League.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenalit, këmbëshpejtin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili që nga shkurti 2018, kur debutoi me Arsenalin, e deri më sot, ka shënuar gjithsej 46 gola në Premier League. Aq ka shënuar edhe Mo Salah në këtë periudhë, mirëpo egjiptiani ka më shumë minuta të luajtura.

Pas tyre në listë renditen Jamie Vardy, Sergio Aguero, Harry Kane e Sadio Mane, që gjithashtu ishin të mrekullueshëm në këtë periudhë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League